Bebe Rexha ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me t’u publikuar projekti i ri i saj në bashkëpunim me Rita Orën, Cardi B dhe Charlie XCX.
“Girls” është pritur tejet mirë nga adhuruesit anë e mbanë botës, e në veçanti prej atyre në SHBA.
Ndikimi i Bebes dhe Cardi B ka qenë enorm që Rita Ora të katapultohet me projektin e saj që u konsiderua më i madh në karrierë.
Tashmë është konfirmuar se Bebe Rexha ka arritur që të futet në top 10-she në Amerikë me dy këngë.
“Meant to be” dhe “Girls” janë dy këngët e Bebe Rexhës që janë në këtë renditje në top 10 të top listës në SHBA.
Bebe Rexha është mjaft aktive me projekte të ndryshme në skenën muzikore botërore.
Ajo pritet të publikojë shumë shpejt edhe albumin e saj ku do të jetë një prej hiteve në SHBA. /Telegrafi/