Telegrafi

Bebe Rexha arrin me plot elegancë në tapetin e kuq të “Grammy Awards”, duket mahnitëse me fustanin e kuq

Është duke u mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.

Në këtë mbrëmje kanë marrë pjesë yje të shumtë nga arena ndërkombëtare, gjersa nuk ka munguar edhe prezenca e shqiptareve të famshme: Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Bebe Rexha arriti në tapetin e kuq të “Grammy”-t veshur me një fustan elegan ngjyrë të kuqe, i cili i dha asaj një pamje tejet tërheqëse.

Bebe Rexha arriti e shoqëruar nga nëna e saj, Bukurije Rexha, në tapetin e kuq të “Grammy Awards” (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Ajo arriti që të kthejë gjithë vëmendjen nga ajo, me dukjen e saj glamuroze, ndonëse vetëm pak javë më parë kishte dalë hapur me një video në rrjette sociale, duke reaguar kundrejt shtëpive të modës që refuzuan dizajnimin e fustanit të saj, për shkak të përmasave të trupit.

Kjo është dukja e Bebe Rexhës në edicionit e 61-të të “Grammy Awards” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images)

Duket se Bebe Rexha ka gjetur stilistin e duhur, përderisa u shfaq me një veshje të kuruar deri në detaje.

Lexo po ashtu Dua Lipa shkruan historinë, bëhet shqiptarja e parë që fiton dy çmime "Grammy"

Përndryshe, këngëtarja shqiptare ka qenë e nominuar për dy çmime në këtë mbrëmje: “Artistja e re më e mirë”, dhe “Dueti më i mirë i zhanrit country”.

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj në tapetin e kuq të “Grammy” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Në këtë të fundit, ajo humbi shansin për të fituar, ngase fitues në kategori dolën Dan dhe Shay për duetin e tyre shumë të suksesshëm “Tequila”.

Kjo u bë e ditur nga disa prej kategorive që “Grammy” i zbuloi pak orë para shfaqjes së yjeve në tapetin e kuq. /Telegrafi/

Pamje tjera nga paraqitja glamuroze e Bebe Rexhës në “Grammy Awards 2019”:

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha në “Grammy Awards 2019” (Foto: Jon Rich Fury/Getty Images/Guliver)