Është duke u mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.
Në këtë mbrëmje kanë marrë pjesë yje të shumtë nga arena ndërkombëtare, gjersa nuk ka munguar edhe prezenca e shqiptareve të famshme: Bebe Rexha dhe Dua Lipa.
Bebe Rexha arriti në tapetin e kuq të “Grammy”-t veshur me një fustan elegan ngjyrë të kuqe, i cili i dha asaj një pamje tejet tërheqëse.
Ajo arriti që të kthejë gjithë vëmendjen nga ajo, me dukjen e saj glamuroze, ndonëse vetëm pak javë më parë kishte dalë hapur me një video në rrjette sociale, duke reaguar kundrejt shtëpive të modës që refuzuan dizajnimin e fustanit të saj, për shkak të përmasave të trupit.
Duket se Bebe Rexha ka gjetur stilistin e duhur, përderisa u shfaq me një veshje të kuruar deri në detaje.
Përndryshe, këngëtarja shqiptare ka qenë e nominuar për dy çmime në këtë mbrëmje: “Artistja e re më e mirë”, dhe “Dueti më i mirë i zhanrit country”.
Në këtë të fundit, ajo humbi shansin për të fituar, ngase fitues në kategori dolën Dan dhe Shay për duetin e tyre shumë të suksesshëm “Tequila”.
Kjo u bë e ditur nga disa prej kategorive që “Grammy” i zbuloi pak orë para shfaqjes së yjeve në tapetin e kuq. /Telegrafi/
Pamje tjera nga paraqitja glamuroze e Bebe Rexhës në “Grammy Awards 2019”: