Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur në Shqipëri për t’i parë nga afër të prekurit nga tërmetet që shkaktuan dhjetëra të vdekur, qindra të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
30-vjeçarja ka udhëtuar drejt shtetit amë për t’i sjellë edhe fondet e grumbulluara për t’i ndihmuar të prekurit nga kjo katastrofë natyrore.
Ajo ka arritur në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00, ndërsa aty e ka pritur edhe Zonja e Parë e shtetit, Monika Kryemadhi.
Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) do të qëndrojë vetëm një ditë në Shqipëri, ndërsa është zotuar që përmes fondeve të grumbulluara të ndihmojë në ndërtimin e një apo dy shtëpive.
“Objektivi im për këtë udhëtim është që të ngre vetëdijen përmes mediave në gjithë botën dhe të siguroj më shumë ndihmë për vendin dhe të gjej zgjidhjen më të mirë për paratë që i kemi grumbulluar , në mënyrë që të përdoren në mënyrën më të mirë”.
“Ndoshta do të ndërtojmë një shtëpi ose dy, nuk e di, do të shohim sa kushton dhe dua t’i vë në duart e duhura”, kishte deklaruar Bebe para nisjes drejt Shqipërisë. /Telegrafi/