Bebe Rexha ka publikuar kohët e fundit këngën “Last Hurrah”, i cili u mirëprit prej fansave.
Por, duket se jo të gjithë i kanë pëlqyer skenat në videon teksa ka skena të nxehta të bukuroshes sonë.
Në fakt, biondina shfaqet në disa skena puthjesh me femra e meshkuj duke e konsideruar këtë natë si “çmendurinë” e fundit para se ti kthehet normalitetit.
Megjithatë, babai i këngëtares, Flamur Rexha nuk ka qenë dakord me përmbajtjen e videos duke e konsideruar si turpëruese.
“Bën mirë të ndalosh së publikuari pornografi sepse po më sëmur. Nuk mund ta përballoj më. Më vjen turp kudo që shkoj. Jam shumë i mërzitur me ty, nuk mund ta besoj”, i shkroi ai.
Bebe publikoi mesazhin e të atit në llogarinë personale në Instagram dhe shkroi se “Babai më urren mua.”
Por këngëtarja ndërroi mendje dhe e fshiu nga rrjeti social dhe përmes Twitterit e shpjegoi se përse e mori këtë vendim.
“Babai im nuk është njeri i keq. Nuk duhet ta kisha postuar kurrë atë mesazh. Jam e zhgënjyer nga vetja. Po bëja sarkazëm”, shkroi Bebe. “E kuptoj si baba dhe arsyen pse mesazhi ishte pak i ashpër. Jam e mërzitur që ai ende nuk më flet por është babai im.”
Ndryshe, kënga deri më tani është shikuar 5.5 milionë herë në YouTube që nga premiera e para katër ditëve. /Telegrafi/