Shkaktari më i shpeshtë i bllokimit të hundëve te bebet janë infeksionet e ndryshme virale, përkatësisht nëntipat e viruseve
Faktor rëndues është gjithsesi mungesa e imunitetit të bebes, veçanërisht nëse bebja pjesërisht apo fare nuk ushqehet me qumësht gjiri (imunitetin e vetëm bebja e merr nga qumështi i nënës).
Cilat mund të jenë pasojat?
Bebja me hundë të mbyllura të shumtën e rasteve është e shqetësuar, qan, nuk bën gjumë të mirë dhe merr frymë me vështirësi. Për këtë shkak pastrimi i hundës është shumë i rëndësishëm, sepse problemet me hundët mund të zgjasim goxha shumë.
Gjithashtu hundët e mbyllura mund të jenë shkaktarë të shumë komplikimeve të cilat shumë lehtë shfaqen me rrjedhje të sekrecioneve te tejdukshme në tubin e Eustahut (inflamacioni i veshit të mesëm). Aty shumë shpejt krijohen kushtet për shfaqje të infeksioneve bakteriale por edhe për shfaqjen e temperaturës së lartë.
Si t’i ndihmojmë bebet?
Hunda e bebes pastrohet me tretës fiziologjik, me ndihmën e ampulave apo shiringave. Në rastin e hedhjes së pikave, koka bebes duhet kthyer anash, në mënyrë që të mos ndodhë aspiracioni dhe shkuarja e lëngut në kapërcell, ndërkaq nofulla duhet ngritur lehtë.
Pikat hidhen ngadalë në njërën vrimë të hundës dhe pastaj në tjetrën. Sasia e tretjes deri në 1 ml është e mjaftueshme për vetëm njërën vrimë të hundës, këshillon Living
Nëse ka tepër sekrecion, sekrecioni më parë duhet të hiqet me ndihmën e pompës apo pompës me thithëse, pastaj të përdoret tretësira fiziologjike. Rekomandohet lagështi e mjaftueshme e vendit në të cilin qëndron bebja.
Spreji përdoret në këto situata:
▪ për pastrim dhe njomje të mukozës së hundës,
▪ për lehtësimin e vështirësive te mbyllja e hundëve,
▪ për regjenerim të mukozës,
▪ për mbrojtje të mukozës së hundës nga tharja,
▪ për zbutjen e krusteve (koreve brenda vrimave të hundës).
/Telegrafi/