Telegrafi

Beatrix sjell një set fotografish me bikini

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram/beatrixramosaj)

Moti i ngrohtë ka bërë që rrjetet sociale të dominohen nga fotografitë e bukurosheve të njohura, në të cilat ato pozojnë me kostum larjeje.

Këtij trendi i është bashkuar edhe Beatrix Ramosaj, e cila në profilin e saj në Instagram ka sjellë disa imazhe, në të cilat ka pozuar me bikini.

Këngëtarja shqiptare shfaqet në bregdet në poza mjaft atraktive, teksa ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

Pozat e reja të bukuroshes janë realizuar në Dhërmi, ndërsa pasojë edhe disa imazhe të mëhershme të Beatrix të realizuara në plazh.

Ndryshe, këngëtarja qe një kohë të gjatë nuk ka sjellë materiale të reja muzikore për fansat e saj. Ndërsa bashkëpunimi me vëllanë e saj Albanin, “Get High”, është ndër realizimet e fundit. /Telegrafi/