Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan me fansat vazhdimisht fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe imazhet me me përmbajtje provokuese.
Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Kosova publikoi në rrjetin social Instagram një video, ku shihej teksa kiste xhiruar veten e saj para pasqyrës.
Në një paraqitje mjaft të ekspozuar në bikini, Ramosaj kishte theksuar linjat e saj të trupit, duke marrë vëmendjen e ndjekësve të shumtë me këtë paraqitje.
Duket se një video e tillë erdhi nga kujtimet e bukura të verës, me dëshirën që moti i ngrohtë të vazhdojë edhe pak – kështu së paku e bëri të ditur vet ajo në përshkrimin e videos.
“Vera nuk ka përfunduar deri sa unë të them vajzë e nxehtë e verës, për të qeshur”, ka shkruar Ramosaj në mbishkrimi ne videos.
Beatrix përndryshe në korrik të këtij viti publikoi këngën dhe klipin “By my side”, që u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/