Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj muajin e kaluar solli projektin e saj më të ri, këngën dhe klipin “Pa ndjenjë”, një klip me mjaft skena eksplicite.
Duket se nën ndikimin e klipit, Beatrix kohëve të fundit ka filluar t’i shpeshtojë paraqitjet sensuale.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, këngëtarja shfaqet mjaft atraktive, e veshur në të zeza, ndërsa lë të hapur pjesën e krahërorit të saj, duke zbuluar se është pa sytjena.
Ajo vë në pah edhe tatuazhin e saj, dhe këmbët mjaft seksi.
“Asgjë nuk është e premtuar, vetëm shpërthe, jeto dhe dashur”, shkruan Trixa në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/