Këngëtarja Beatrix Ramosaj është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ndan me ndjekësit imazhe e video të ndryshme.
Bukuroshja, e cila vetëm në Instagram numëron 482 mijë njerëz, vazhdon të sjell imazhe të njëpasnjëshme duke mos munguar as ato nga përditshmëria e saj.
Ajo pak më parë publikoi një imazh atraktiv, teksa u shfaq e veshur në të brendshme të kuqe.
Krijuesja e hitit “Pa ndjenjë” vjen e mahnitshme, ndërkohë që mori gjithë vëmendjen me linjat e bujshme trupore.
Krahas këtyre imazheve, komplimentet nuk munguan as nga miqtë dhe fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Ramosaj ka kohë që është shkëputur nga muzika dhe se prej vitesh nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Ajo gjatë kësaj kohe është fokusuar më shumë në fushën e modelingut, duke qenë se është bërë pjesë e shumë brendeve të njohura. /Telegrafi/