Artistja e njohur Beatrix Ramosaj gjatë kësaj vere ka qenë goxha aktive me postime të ndryshme.
Bukuroshja, e cila numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, nuk heziton që të ndajë me fansat imazhe e video të ndryshme.
Ndonëse është akoma duke shijuar pushimet në Turqi, këngëtarja 25 vjeçare ditën e sotme (e hënë) ka publikuar disa fotografi atraktive në bikini.
E veshur në rozë e dukë vënë në fokus linjat atraktive trupore, Beatrix ka arritur të marrë gjithë vëmendjen.
“Fol me mua mirë”, ka shkruar ajo krahas imazheve.
Komplimentet pranë dy fotografive joshëse nuk munguan as nga miqtë, të afërmit dhe ndjekësit që posedon në këtë rrjet të popullarizuar.
Sa i përket anës profesionale, Ramosaj ka kohë që i ka munguar skenës me prurje të reja muzikore. /Telegrafi/