Beatrix Ramosaj ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale gjatë muajve të fundit duke publikuar fotografi që vënë në plan të parë bukurinë e saj.
Këngëtarja numëron mbi 405 mijë ndjekës në Instagram, ku gjatë verës ka sjellë imazhe të shumta me bikini.
Ndërkohë që temperaturat janë ulur paksa, ajo ka vazhduar t’i mbajë ndjekësit të lidhur për profilin e saj në këtë rrjet social.
Bukuroshja ka ardhur me një pozë e veshur me xhinse të shkurtra dhe një bluzë rozë dhe ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.
Ndryshe, Beatrix është tërhequr paksa nga karriera muzikore, duke qenë se sjell shumë rrallë materiale të reja muzikore. /Telegrafi/