Telegrafi

Beatrix Ramosaj shfaqet provokuese në bikini nga Ibiza

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Ibiza.

Ajo ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga pushimet luksoze, duke treguar ndër të tjerash edhe figurën e saj trupore.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe në fotografinë e fundit të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Beatrix është shfaqur mjaft provokuese në bikini të zeza dhe gri, ndërsa ka vënë në pah hiret e saj trupore.

“Asnjëherë mos ji i freskët. Asnjëherë mos provo dhe tregohu i lezetshëm. Asnjëherë mos u shqetësoni se çfarë mendojnë njerëzit e lezetshëm. Drejtohuni për te njerëzit e ngrohtë. Jeta është ngrohtësi. Do të jeni të freskët kur të keni vdekur”, ka shkruar Ramosaj në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve, kryesisht komplimente për vijat e saj të trupit. /Telegrafi/