Telegrafi

Beatrix Ramosaj shfaq linjat në plazh (Foto)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë mjaft aktive muajve të nxehtë.

“Pa ndjenja” ishte kënga që ajo solli në fillim të sezonës, shoqëruar me një klip me skena eksplicite, i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Lexo po ashtu E pazëvendësueshmja Albërie Hadërgjonaj! Artistja që i rezistoi kohës

Tani ajo po shijon pushimet e verës, ku bashkë me vëllanë e saj Albanin, kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre për pushime.

Në rrjetet sociale, Ramosaj ka ndarë me fansat disa imazhe mjaft “të nxehta”, ku shfaqet atraktive me bikini në plazh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo shquhet për linjat e saj, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë asnjëherë në paraqitjet e saj, njashtu si në fotografitë e fundit në Instagram. /Telegrafi/