Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj shënon ‘Ditën e Tokës’ me poza atraktive nga Liqeni Artificial i Tiranës

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive dhe bën postime të ndryshme nëpër rrjete sociale.

Ajo së fundmi ka shijuar një ditë në natyrë me rastin e Ditës së Tokës, që shënohet më 22 prill.

Bukuroshja, që ndiqet nga mijëra njerëz në Instagram, ka publikuar disa fotografi nga Liqeni artificial i Tiranës.

Foto: Instagram

“Asgjë nuk e shëron shpirtin si të jesh një me natyrën. Gëzuar Ditën e Tokës”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Artistja nga Kosova shfaqet atraktive me një palë tuta blu, teksa bënë edhe disa akrobacione.

Foto: Instagram

Të shumta kanë qenë komentet që ka marrë në pjesën për komente nga miqtë e fansat.

Ramosaj ndryshe ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version