Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë personazh mjaft aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo vetëm në llogarinë personale, Instagram numëron 467 mijë ndjekës teksa nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me fansat, duke mos i munguar as pozat provokuese në koleksionin e saj.
Një të tillë e ka publikuar edhe gjatë ditës së sotme (e martë), e veshur me një palë bikini rozë.
Artistja, e cila ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re, ka rrëmbyer vëmendje të madhe me fizikun e saj atraktiv.
“Duke dërguar”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij imazhi duke mos treguar se kujt po i referohet.
Ndryshe, 26-vjeçarja prej vitesh ka lënë më anash muzikën ndërsa tani më shumë është fokusuar në fushën e modelingut. /Telegrafi/