Telegrafi

Beatrix Ramosaj reagon e tronditur pasi dëmtuan varrin e babait të saj

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Jo të pakta janë rastet kur këngëtarja ndan me ta fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Beatrix ka treguar se ndjehet tej mase e revoltuar me një ngjarje aspak të këndshme që ndërlidhet me babanë e saj të ndjerë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këtë revoltë ajo e shpreh përmes një statusi të publikuar në InstaStory, ku shkruan se ndjehet e tronditur nga prishja që iu është bërë varrezave në fshatin Llapashticë e Poshtme, vend ku gjendet i varrosur edhe babai i saj i ndjerë.

Këngëtarja gjithashtu shkruan se personi përgjegjës për këtë vepër të dënueshme, gjendet i lirë.

“Po shkruaj e tronditur…Ka një javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e Poshtme, dhe unë vetëm sot e mora vesh. Jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këtë është i lirë. Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë edhe atë të babait tim dhe familjarëve të mi. Iu lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e çështjes dhe të vendosin drejtësi për personin përgjegjës. Nuk bëhet fjalë vetëm për dëm material, ajo çfarë më vret më shumë është dëmi emocional”, ka shkruar Beatrix Ramosaj.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Duket se kjo ngjarje e ka mërzitur vërtet shumë këngëtaren, e cila vizitat te varri i babait të saj të ndjerë i ka mjaft të shpeshta. /Telegrafi/