Lëkundjet e forta që janë ndjerë mbrëmjen e së martës në Shqipëri, kanë tronditur qytetarët e Tiranës dhe Durrësit – dy nga zonat ku thuhet se u ndje më shumë.
Të shtangur dhe të frikësuar kanë ngelur edhe disa nga figurat publike, ndër ta reperi Noizy i cili u bëri apel qytetarëve që të qëndrojnë jashtë për pak kohë, si dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj që mesa duket i ka ndjerë shumë lëkundjet që ndodhën.
Ajo publikoi një shkrim në InstaStory, duke treguar se sa e frikësuar u ndje kur dridhjet u ndjenë në banesën ku ajo jeton në Tiranë.
“Po më lëshon zemra nga frika e tërmetit”, ka shkruar Ramosaj në InstaStory.
Ndërkohë, ende nuk është raportuar për diçka serioze pas lëkundjeve këtij tërmeti.
Kujtojmë që vetëm dy muaj më parë, Shqipëria u godit nga një tërmet fatal, i cili u mori jetën mbi 50 viktimave. /Telegrafi/