Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, pas daljes nga Big Brother VIP është futur menjëherë në studio për të realizuar një këngë të re.
Ajo ka bërë një projekt të ri muzikor të titulluar “Faj”, të cilën ia dedikoi partnerit të saj, Donald Veshajt, për lidhjen dhe paragjykimet që iu bënë nga njerëzit.
Ditën e sotme (e hënë) kjo këngë është lëshuar në ambientet e shtëpisë së madhe, ndërkohë që nuk mungoi një reagim epik nga artisti.
Këtë moment Trixa e ka ndarë me fansat në InstaStory duke thënë se kanë mbetur edhe pak ditë deri te takimi i tyre jashtë shtëpisë.
“Edhe pak ditë”, kanë qenë fjalët e Ramosajt.
“Faj” për vetëm tri ditë ka kaluar shifrën e mbi një milion klikimeve në platformën YouTube.
Dyshja duhet vënë në pah se kanë nisur romancën brenda shtëpisë së BBV, teksa pritet të shihet se si do të rrjedhë në vazhdim.
Donaldi nga ana tjetër ka qenë në një lidhje të gjatë dashurie prej më shumë se tri vitesh me moderatoren, Bora Zemani. /Telegrafi/