Beatrix Ramosaj këto ditë është përfshirë në disponimin e sezonit veror duke publikuar disa fotografi me bikini në rrjetet sociale.
Këngëtarja ka realizuar një set fotografik, në të cilin ka vënë në pah figurën e saj trupore.
Ajo ka pozuar në bregdet, ndërsa nuk i ka munguar edhe shoqëria.
Disa prej fotografive të publikuara në Instagram i ka shoqëruar edhe me përshkrime të ndryshme.
Beatrix sjell më rrallë materiale të reja muzikore dhe natyrisht se fansat e saj janë në pritje të ndonjë kënge të re.
“Pa ndjenjë” është një prej projekteve më të fundit, të cilin këngëtarja e ka publikuar në verën e kaluar.
Ramosaj është shfaqur në skena mjaft atraktive në videoklipin që është shikuar mbi një milion herë. /Telegrafi/