Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj me poza provokuese nga plazhi

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Së fundmi, këngëtarja bukuroshe ka treguar se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në bregdetin shqiptar.

Ajo ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë të nxehta vere.

Gjersa ndodhet atje, ajo nuk ka hezituar t’i përshëndesë ndjekësit e saj me disa fotografi provokuese të publikuara në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në imazhin e fundit, këngëtarja vjen mjaft atraktive teksa pozon me bikini në shkëmbinjtë e bregdetit të jugut.

“Duke ndjekur diellin”, shkruan Ramosaj në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa rrëmben vëmendjen e fansave të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version