Këngëtarja Beatrix Ramosaj feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 24-të.
Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë e familjarët e saj.
Në rrjetin social Instagram, bukuroshja Ramosaj ka vendosur t’i përshëndes fansat për ditëlindjen e saj me një fotografi mjaft atraktive.
Ajo shfaqet e bukur dhe tërheqëse në një fustan të bardhë dhe të shkurtër, teksa vë në pah të pasmet e saj.
Pranë saj gjendet një tortë e bukur rozë me mbishkrimin “Urime ditëlindjen”.
“Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, urimet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta në hapësirën e komenteve. /Telegrafi/