Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj përlotet në 10 vjetorin e vdekjes së babait – teksa po renovon shtëpinë e fëmijërisë, gjen mbishkrimet që ia kishte lënë i ati i ndjerë

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Këngëtarët vëlla e motër, Beatrix e Alban Ramosaj, janë rritur pothuajse me vetëm njërin prind.

Babai i tyre, Muhameti, ndërroi jetë shumë i ri dhe si rrjedhojë ata u rritën vetëm me dashurinë e nënës së tyre, Antigonës.

Sot bëhen 10 vite që kur babai i Albanit dhe Beatrix u nda nga jeta, teksa kjo e fundit e kujtoi babanë e ndjerë përmes disa imazheve të veçanta në rrjetet sociale.

Mbi të gjitha ajo vuri në dukje një histori që lidhet me shtëpinë e saj, ku pasi e kishte ndërtuar atë, i ati i saj i ndjerë kishte lënë një dërrasë të veçantë ku familja mund të linin shënime dhe ato shënime kanë mbetur ende aty.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

“Kur isha tetë vjeçare, babai im ishte duke ndërtuar shtëpinë tonë në Llapashticë. Dhe diku në këtë pjesë, babai na mundësoi të shkruajmë diçka…kështu që pas disa vitesh, kur ne të ishim më të vjetër do të mund të shihnim prapa dhe të qeshnim dhe t’i kujtonim momentet përgjithmonë”, shkroi fillimisht Beatrix në InstaStory.

Më pas, ajo publikoi një imazh të dërrasës në fjalë, ku familja kishin të shkruara emrat e tyre dhe disa fjalë dashurie.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

“Kjo është ajo që babai im shkroi. Eh more baba. Nuk u plakëm dot bashkë”, shkroi e mërzitur këngëtarja.

Tani që familja janë duke e rinovuar shtëpinë e tyre në Llapashticë të Podujevës, Ramosaj shprehet e lumtur që më në fund e gjeti dërrasën në fjalë, pasi nuk mendonte kurrë se do të mund ta gjente.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

“Ishte ende aty baba, unë nuk isha duke ëndërruar. Ishte ende aty, ne mendojmë për ty çdo ditë engjëll. Faleminderit shumë për këtë, do ta mbaj përgjithmonë. 10 vite pa ty baba. Dhimbja e të humburit ty nuk largohet asnjëherë”, përfundoi Beatrix Ramosaj. /Telegrafi/

Exit mobile version