Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj për këngën “Faj”: Faleminderit që dëgjuat atë që kam në zemrën time

Foto: Instagram

Artistja shqiptare, Beatrix Ramosaj, pak ditë pas largimit nga Big Brother VIP ka publikuar këngën e re “Faj”.

Projekti në tërësi flet për lidhjen që ajo krijoi brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri e po ashtu iu përgjigj edhe akuzave të njerëzve.

Kjo këngë tanimë po ecën mjaft mirë dhe vetëm për pak ditë ka mbledhur afro dy milionë klikime.

E njëjta së fundmi në një postim të radhës të bërë në Instagram ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, e në anën tjetër tregon se mund ta gjejnë në të gjitha platformat muzikore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beatrix Ramosaj

“Faj tani në të gjitha platformat digjitale. Faleminderit që dëgjuat atë që kam në zemrën time”, u shpreh ajo.

Ramosaj mbrëmë (e martë) bëri paraqitjen të parë televizive që pas tërheqjes nga gara dhe dukej në formë të mirë.

Biondja duket se e ka rimarrë veten dhe se mezi po pret të takohet me Veshajn. /Telegrafi/

Exit mobile version