Telegrafi

Beatrix Ramosaj paralajmëron rikthimin në muzikë pas tri vitesh, njofton se po vjen në një bashkëpunim me Eugent Bushpepën

Foto: Instagram

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore.

Ajo duket se po rikthehet në muzikë pas një kohe të gjatë dhe këtë herë ka bashkuar forcat me një artist mjaft të suksesshëm.

Bëhet fjalë për këngëtarin Eugent Bushpepa, ku siç tregon projekti i tyre mban titullin “Dancing With The Devil”.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë në rrjetin social, Instagram.

“A ju kam munguar? Dancing With The Devil. Prapaskenat. Së shpejti”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dyshja po sjellin një projekt mjaft të veçantë, ndërsa pritja për Beatrix duket se ia ka vlejtur.

“Pa ndjenjë” mbetet kënga e fundit e publikuar nga Ramosaj në vitin 2017. /Telegrafi/