Telegrafi

Beatrix Ramosaj paralajmëron projektin e ri muzikor, pyet fansat nëse duhet ta lansoj këtë javë

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj muajve të fundit ka qenë në fokus të mediave rozë.

Krahas karrierës muzikore, artistja po vazhdon të komentohet për pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP dhe romancën jetëshkurtër me aktorin Donald Veshaj.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia e famshme, Beatrix ka sjell disa projekt muzikore dhe një të tillë duket se do ta lansoj shumë shpejti.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Kështu ka lënë të kuptohet krijuesja e hitit “Faj” përmes disa postimeve në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, duke shkruar edhe një fjali e shkëputur nga kënga e re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beatrix Ramosaj

“Mos më prek, prek prek se..Këtë javë?”, ka shkruar Beatrix në disa statuse duke pyetur nëse të njëjtin duhet ta lansoj këtë javë, ndërsa ngjalli reagime nga fansat e saj të shumtë që presin me padurim një projekt të ri nga ajo.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë këngëtarja, e cila u tha se dy këngët e fundit nga ajo ishin dedikimi për Donaldin.

Kujtojmë që projekti i saj i fundit është “Ma shumë se ti” që erdhi në bashkëpunim me DJ Geek. /Telegrafi/