Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj paralajmëron këngën e re

Foto: Instagram

“Vonë” mbetet i fundit projekt muzikor i lansuar nga këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj.

Projekti u publikua më 9 qershor dhe deri në këtë kohë ka grumbulluar mbi një milion klikime.

Megjithatë, ajo duket se është gati për një prurje tjetër muzikore që siç ka paralajmëruar do të publikohet së shpejti.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një postim të shpërndarë me fansat në InstaStory, ajo zbulon se ka gati projektin e radhës.

“Së shpejti”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj mohon se dy këngët e saj të fundit janë dedikim

Sidoqoftë, 28-vjeçarja nuk ka dhënë detaje më të hollësishme e as datën se kur do të prezantohet para fansave.

Këngët e fundit të Ramosajt ndërkohë u cilësuan si dedikime për ish-partnerin e saj, prezantuesin Donald Veshaj.

Me moderatorin e “Më lër të flas” ka qenë në lidhje gjatë qëndrimit në Big Brother VIP. /Telegrafi/

Exit mobile version