Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj nuk pati mundësinë ta fitonte kupën e “Dancing with the Stars”, merr atë të vëllaut (Foto)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është pëlqyer gjithmonë nga publiku për zërin dhe paraqitjet e saj, të cilat në fillimet e karrierës i kishte më shumë në festivale.

Ndonëse ka marrë pjesë disa herë në kompeticione, Beatrix është shpëblyer me çmime vetëm dy herë në Top Fest 12, pas disa vitesh pjesmarrje.

Megjithatë si një artiste e re, suksesi i saj nuk pasqyrohet vetëm me trofe, por me këngë cilësore që di të sjellë gjithnjë.

Lexo po ashtu Mungesën e kujt e përballoi Beatrix Ramosaj gjatë këtyre dy muajve? (Foto)

Ajo është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, gjersa së fundmi ka publikuar një video shumë interesante për fansat e saj në Instagram Story.

Në video ajo shfaqej me trofeun e vëllaut të saj Albanit, të cili e fitoi në “Dance with Me” bashkë me partneren e tij, gjersa gjatë gjithë kohës në video thoshte me sarkazëm: “Me që unë kurrë nuk e fitova kupën e ‘Dancing with the Stars’ ma solli vëllau në shtëpi, urime dhe gëzuar”.

Beatrix me kupën e “Dance with me”, të fituar nga vëllau i saj Alban Ramosaj dhe partnerja e tij Bora. Foto nga: Instagram Story

Kujtojmë që ajo vitin e kaluar ishte pjesë e spektaklit “Dancing with the Stars Albania 6”. /Telegrafi/

Exit mobile version