Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej disa ditësh ka nisur xhirimet e videoklipit të ri.
Artistja, e cila është kthyer në muzikë pas një periudhë të gjatë, është në përgatitje të këngës së radhës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.
“Do të nisë xhirimet e klipit të ri sot, të shkojmë”, ka shkruar ajo.
Në imazhin e publikuar në InstaStory, Ramosaj shfaqet duke u përgatitur për klip në një nga vendet luksoze në Tiranë.
Megjithatë, 26 vjeçarja nuk ka zbuluar asgjë më shumë për fansat e publikun që mezi po presin edhe për këtë prurje.
“Dancing With The Devil” titullohet kënga rikthyese e Beatrix, të cilën e solli në dhjetor të vitit që lamë pas.
Për pak muaj ka arritur të mbledh mijëra shikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/