Telegrafi

Beatrix Ramosaj: Mos flirtoni me mua, sepse do të flirtoj edhe unë me ju dhe do përfundoni i vetmuar në dashuri

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka vendosur të ndajë me ndjekësit një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa vë në pah linjat trupore.

Megjithatë i çuditshëm është mbishkrimi që i ka lënë fotografisë, pasi e njëjta ka kërkuar nga meshkujt që të mos flirtojnë me të, sepse kjo nuk do të jetë gjë e mirë për ta.

“Mos flirtoni me mua, sepse do të flirtoj edhe unë me ju dhe do përfundoni i vetmuar në dashuri”, ka shkruar Ramosaj në Instagram.

Ndërkohë pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen e saj.

Muajt në vazhdim, Beatrix pritet që të sjellë për fansat një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/