Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj prej muajsh ka qenë e komentuar për lidhjen jetëshkurtër me aktorin Donald Veshaj.
Dyshja që ishin pjesë e Big Brother VIP u lidhën me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, ndërsa ndarja erdhi menjëherë pas daljes nga spektakli.
Pas kësaj, artistja nga Kosova u fokusua në publikimin e këngëve të reja që u pritën mirë nga publiku, por edhe u thanë se ishin dedikimi pikërisht për Donaldin.
Ndonëse Beatrix heshti karshi këtyre zërave, së fundmi këngëtarja ka folur rreth kësaj në një lidhje ‘live’ me artisten e njohur, Fifi.
Këngëtarja mohoj që dy këngët e fudnit “Vonë” dhe “Më shumë se ti” janë dedikimi duke thënë se tekstin e tyre nuk e ka shkruar ajo.
“Masi më erdh rasti, këto dy këngët e fundit që janë publiku janë të shkruar më herët, për çka duhet me dhënë shpjegimi, po i jepi ju shpjegimet, kur është fjala për ato që i kam shkruar vet flasim bashkë, kënga “Më shumë se duhet” ka pas më qenë për një artist tjetër, ndaloni, përderisa nuk është emri im në tekstin e këngës nuk është dedikim”, është shprehur Beatrix.
Megjithatë, kënga e parë që u lansua nga Beatrix menjëherë pas daljes nga BBV ishte “Faj” që iu dedikua Donaldit, i cili atë kohë ishte ende brenda shtëpisë.
Ndryshe, kujtojmë që aktori dhe prezantuesi doli i dyti, ndërsa çmimin kryesor iu dha balerinit, Ilri Shaqiri. /Telegrafi/
https://youtu.be/LVJ7VfNLV_g?t=560