Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj merr vëmendje me fustanin transparent në një nga paraqitjet e fundit

Ajo është një nga artistet shqiptare që pëlqehet në masë të madhe nga publiku, përkundër se viteve të fundit ka qenë më pasive në muzikë.

Fjala është për këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila gjatë vitit të kaluar bëri rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë.

Krahas karrierës, 27 vjeçarja komentohet tejet shumë edhe për imazhet e videot që publikon në rrjete sociale.

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

Së fundmi, krijuesja e “Dancing With the Devil” ka marrë vëmendje me disa fotografi në të cilat shfaqet elegante.

Ajo vjen e veshur me një fustan transparent të zi, me anë të të cilit thekson edhe linjat trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beatrix Ramosaj

Pozat tërheqëse kanë bërë që të marrë komplimente të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit.

Për vetëm disa orë, postimi ka arritur të mbledh mijëra pëlqime.

Beatrix momentalisht po shijon suksesin e këngës së re të quajtur “By My Side”. /Telegrafi/

Exit mobile version