Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj mahnit me linjat, ndërsa merr poza në jahtin luksoz

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Bukuroshja e njohur, Beatrix Ramosaj, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, në të shumtën e rasteve edhe imazhe ngacmuese.

Së fundmi, Beatrix publikoi për fansat e saj disa fotografi nga pushimet, ku shfaqej mjaft tërheqëse në disa poza me bikini të kuqe.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Ajo ka pozuar mjaft tërheqëse në kuvertën e një jahti, teksa ka vënë në pah linjat atraktive.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar bukuroshen për fizikun e saj.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Beatrix përndryshe ka shijuar pushimet në jug të Shqipërisë me kushërirat Anxhelina dhe Agnesa Hadërgjonaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version