Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke ndarë informacione të shumta rreth jetës dhe karrierës profesionale.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e ri.
“By my side” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Layird Music.
Për tekstin është kujdesur Ja Shayla, kurse për melodinë ka punuar edhe këngëtarja.
Këtij projekti Beatrix ia bashkangjiti edhe një klip, ku shihet duke u argëtuar me shoqërinë e saj. /Telegrafi/