Telegrafi

Beatrix Ramosaj kujton Ergin me anë të kësaj fotografie (Foto)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj njashtu si shumë artistë të tjerë e ka ndjerë jashtë mase humbjen e artistit Ergi Dini, e cila ndodhi në mënyrë krejt të papritur.

Beatrix dhe Albania kanë qenë miq shumë të afërt të këngëtarit, gjersa shpesh herë kanë dalë sëbashku edhe për të pirë kafe.

Lexo po ashtu Këto figura publike ishin të pranishëm në varrimin e Ergi Dinit (Video)

Së fundmi, ka qenë Beatrix ajo e cila ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet bashkë me Ergin, Albanin dhe motrën e Ergit, Barbanën.

Alban Ramosaj, Beatrix, Ergi dhe Barbaan Dini. Foto nga Instagram Story.

Nga fotografia e publikuar duket se këngëtarët kanë shijuar çaste të këndshme nën shoqërinë e njëri tjetrit. /Telegrafi/