Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj kujton babanë e ndjerë në përvjetorin e vdekjes: Thirreni babanë tuaj dhe tregoni që e doni

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj ka bërë një dedikimi prekës në llogarinë e saj të Instagramit.

Përmes disa postimeve në InstaStory, këngëtarja ka kujtuar babanë e saj të ndjerë në 11-të vjetorin e vdekjes.

“Na mungon shumë. Thirreni babanë tuaj dhe thuani që e doni. Sot 10 tetor bëhen 11 vjet që kur ne e humbën babanë tonë të ndjerë. Pusho në paqe baba”, ka shkruar Beatrix në postim.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

“Gjithmonë tregoni të dashurve tuaj që i doni sepse jeta ndodh ndodh shumë shpejt”, ka shkruar ajo në një tjetër postim, ku shihet bashkë me nënë, babanë dhe vëllanë e saj, Albanin.

Kujtojmë që Beatrix dhe Albani të dy kanë ndërtuar karriera të suksesshme në muzikë, ndërsa e ëma e tyre Antigona u qëndron gjithmonë afër për t’i mbështetur.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Këngëtarja pas në pauze të gjatë u rikthye me këngën “By my side” që u realizua edhe me videoklip. /Telegrafi/

Exit mobile version