Telegrafi

Beatrix Ramosaj kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Foto: Screenshot/Instagram

Qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duket se është e papërballueshme prej disa prej tyre.

Kjo tashmë është bërë e shpeshtë në Big Brother VIP pasi shumë prej banorëve herë pas here kërkojnë ta lënë garën.

Mbase në bazë të situatave që krijohen, presionit të kamerave e debateve të njëpasnjëshme.

Foto: Screenshot/Instagram

E fundit që ka kërkuar këtë gjë është këngëtarja e njohur nga Podujeva, Beatrix Ramosaj.

Në një insert të shkurtër të shpërndarë në rrjete sociale, ajo kërkon që të largohet nga shtëpia pasi nuk po ndihet mirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beatrix Ramosaj

“Dua të iki në shtëpi, nuk jam mirë. Nuk po e duroj dot veten time. Nuk kam dëshirë të flas, thjesht nuk ndihem mirë. Është bërë e bezdisshme e gjithë situate. Nuk e përballoj dot”, u shpreh Ramosaj.


Të fundit të eliminuar në shtëpi kanë qenë DJ-të e njohur, PM dhe Dagz, në spektaklin e së premtes.

Megjithatë, Arbër Gumnishta (emri i plotë) me dëshirën e publikut u rikthye sërish për të vazhduar garën i vetëm. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.