Site icon Telegrafi

Beatrix Ramosaj e gënjeu nënën për 1 prill duke i thënë se ishte shtatzënë

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj është njëra ndër artistet e reja më të dashura për publikun.

Ajo ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë muajt në vazhdim do të pasojnë me prurje të reja muzikore nga këngëtarja.

Ndërkohë, Beatrix është gjithashtu një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, dhe shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka treguar për një gënjeshtër shumë interesante që i ka bërë nënës së saj për 1 prill, që ndryshie njihet si dita e gënjeshtrave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Beatrix i ka dërguar nënës së saj në ‘Whats Up’ një fotografi, ku shfaq aparatin matës të CTG-së, kinse kishte konfirmuar ‘shtatzëninë’ e saj.

Një gjë e tillë e ka shokuar menjëherë mamanë e saj, Antigonën, e cila ka tentuar që menjëherë ta thërrasë dhe të kontaktojë me të bijën.

Në fund të bisedës, Beatrix i tregon se ishte e gjitha një shaka e 1 prillit, të cilën mesa duket nëna e saj do ta mbajë mend gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version