Telegrafi

Beatrix Ramosaj duket atraktive në imazhet e reja, ndërsa vë në pah figurën trupore

Beatrix Ramosaj

Ajo është njëra prej artisteve më atraktive të estradës shqiptare, ndonëse ka kohë që nuk ka qenë e angazhuar në muzikë.

Fjala është për Beatrix Ramosaj, e cila pavarësisht se nuk ka sjellë prurje të reja është mjaft aktive me postime në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar dy fotografi tërheqëse në llogarinë personale, Instagram, duke treguar figurën trupore.

E veshur me kostum të bardhë e me flokët e valëzuara, artistja Ramosaj mori gjithë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e komplimentuan për pamjen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beatrix Ramosaj

“Jam e ëmbël, jam e ëmbël, jam e ëmbël si shërbet”, ka shkruar krahas njërit imazh Ramosaj, teksa në tjetrin shkruan: “Jo ndjenja të këqija, pasi jam në të mirat”.

Kjo nuk është hera e parë kur 25-vjeçarja shfaqet e tillë, pasi shpesh komentohet në mediat rozë për pozat joshëse që merr.

“Pa ndjenja” mbetet kënga e fundit që ka lansuar Beatrix teksa duket se ka pauzuar që një kohë nga muzika.

Ajo po vazhdon të shijojë jetën ‘single’, të paktën kështu u deklarua deri më tani. /Telegrafi/