Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe postimet e saj zgjojnë interes të madh tek publiku.
Në mesin e shumë gjërave që publikon, ajo shpesh i dedikon fjalë e mesazhe dashurie babait të saj, i cili është ndarë nga jeta para shumë viteve.
Një të tillë e ka bërë edhe gjatë ditës së sotme, duke e kujtuar të atin përmes disa postimeve në rrjetin social, Instagram.
Ajo ka shpërndarë disa video të vjetra, ku babai i saj i ndjerë dhe familjarët shfaqen duke festuar, teksa shkruan se ashtu si sot, disa ditë janë më të vështira se të tjerat për t’u përballur me mungesën e tij.
“Disa ditë janë më të vështira se të tjerat. Më mungon babai im që është në parajsë sot. Gëzuar ditëlindjen në parajsë babai im i çmuar.
Dashuria jote do jetojë në zemrat tona përgjithmonë. Të dua dhe na mungon ëngjëll”, ka shkruar mes tjerash Ramosaj.
Beatrix përndryshe ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor, e ai i fundit mbetet “Pa ndjenjë”.
Këngëtarja pritet që së shpejti të bëjë rikthimin në skenë pas një mungese të gjatë me prurje të reja. /Telegrafi/