Telegrafi

Beatrix Ramosaj bën rikthimin në skenë pas tri vitesh, publikon klipin e ri në skena të nxehta me Eugent Bushpepën

Artistja shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka bërë rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë.

Ajo është kthyer pas tri vitesh me një këngë të re, të cilën e ka lansuar ditën e sotme (e hënë).

“Dancing With The Devil” që në shqip do të thotë “Duke kërcyer me djallin” mban titullin projekti i ri që duket se është bërë për tregun ndërkombëtar.

Foto: YouTube

Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me Adora, kurse për kompozimin është përkujdesur po ashtu Beatrix me artistin Eugent Bushpepa.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky i fundit, i cili me prejardhje është nga Rresheni, po ashtu shfaqet në skena të nxehta në klip me 26 vjeçaren.

Videoja në anën tjetër u realizua në bashkëpunim me kompaninë ‘RA FilmHouse’.

 

Rikthimi i këngëtares së njohur besohet se do pritet mirë nga publiku e admiruesit, kurse sa i përket reagimeve të para ishin tejet pozitive. /Telegrafi/