“Dancing with the stars Albania” së shpejti do të nis me edicionin e ri.
Njëra nga konkurentet e këtij edicioni, i cili është i gjashti me radhë, është edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj, transmeton Telegrafi.
Bukuroshja në këtë garë partner ka valltarin e talentuar, Krisi Dalipin, me të cilin tashmë kanë nisur provat e para.
Formati i “DWTHS” pritet të filloj me 15 tetor.
Kujtojmë se ky spektakël disa herë është bërë pjesë e disa akuzave nga ana e konkurentëve dhe fituesve të garës për mos kryerjen e obligimeve nga ana e tyre. /Telegrafi/