Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë nga fillimi i edicionit të ri të “Dancing with the stars Albania”.
Tashmë yjet konkurentë kanë filluar provat me valltarët profesionist për t’u paraqitur sa më mirë.
Këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila është partner me Krisi Dalipin, përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar fansat se ajo është lënduar gjatë provave.
“Nëntë ditë na ndajnë nga nata e parë e “Dwts Albania”, mezi presim! Shpresoj që deri atëherë të ndihem më mirë, sepse fatkeqësisht jam lënduar pak gjatë provave”, ka shkruar këngëtarja.
“Dancing with the stars Albania” me edicionin e ri, i cili është i gjashti me radhë, nis transmetimin me 15 tetor. /Telegrafi/