Beatrix Ramosaj ka qenë mjaft aktive në Instagram në këto ditë vere duke publikuar imazhe që fokusohen në bukurinë e saj.
Përkundër se nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, ajo ka arritur të marrë vëmendjen e fansave me fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.
Fotosesionet e këngëtares me bikini kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj.
Ramosaj ka pozuar kryesisht në bregdet, ndërsa nuk i ka munguar edhe shoqëria. Porse, fotografitë që vënë në pah figurën e saj turpore, kanë qenë më të pëlqyerat.
Këngëtarja sjell më rrallë materiale të reja muzikore dhe natyrisht se fansat e saj janë në pritje të ndonjë kënge të re.
“Pa ndjenjë” është një prej projekteve më të fundit, të cilin këngëtarja e ka publikuar në verën e kaluar.
Në videoklipin e asaj kënge, Beatrix është shfaqur në skena mjaft atraktive. /Telegrafi/