Site icon Telegrafi

Beatrix ia vë në dukje Donaldit që është distancuar nga ajo: Më ke mësuar me vëmendje

Foto: Top Channel

Çifti shumë i përfolur i Big Brother VIP, Donaldi dhe Beatrix po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Por, nga ndjenja të forta dhe momente intime që ata të dy i ndanin me njëri-tjetrin, prej ditësh është komentuar një ftohje nga ana e aktorit.

Këtë gjë së fundi e ka vënë në dukej edhe vet Beatrix, e cila mbrëmjen e kaluar kur banorët e shtëpisë po shijonin darkën e Krishtlindjeve ka biseduar me Donaldin rreth kësaj.

Foto: Top Channel

Gjatë darkës ajo iu drejtu aktorit duke i thënë se po distancohet dhe nuk po ia kushton të njëjtën vëmendjen sikur në fillim.

“Nga një situatë aq e bukur, u duk se e gjithë gjëja u shua. Një ditë them ok them është i mërzitur, ditën tjetër e njëjta gjë, ditën tjetër prapë e njëjta gjë. Më duket se vetëm unë jap, vetëm unë, vetëm unë, e për çfarë? Sikur bezdisesh, të shqetëson diçka. Ta dije natyrën time, më kushtoje vëmendje sepse ashtu më ke mësuar”, ka thënë Beatrix.

Foto: Top Channel

Në anën tjetër, Donaldi tentoi ta bindte për të kundërtën duke i qëndruar afër dhe përqafuar.

Ndërkohë, kujtojmë që mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP u largua Big Mama, e cila këkoi ta linte shtëpinë pas një debate të ashpër me Antonelën. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

 

 

 

Exit mobile version