Site icon Telegrafi

BE-ja, fond prej 2.4 miliardë euro për emigracionin: Ja shtetet përfituese

Bashkimi Europian për fenomenin e emigracionit ka ndarë një fond prej 2.4 miliardë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Europian njoftoi se ka ndarë një fond prej 2.4 miliardë euro për programet që do të zbatohen deri në vitin 2020 për problematikat e refugjatëve.

Vendet europiane fondin e përcaktuar do ta përdorin në programet që Komisioni do ti gjykojë të përshtatshme.

Vendi që do të përfitojë më shumë nga ky fond në kuadër të programeve do të jetë Italia me 558 milionë euro, e cila ndiqet nga Spanja me 521 milionë euro si dhe nga Greqia me 473 milionë euro.

Këtë vit mbi 2000 refugjatë kanë humbur jetën në Mesdhe, ndërsa numri i refugjatëve të mbërritur në Europë ka arritur në 188 mijë.

Lista e vendeve që përfitojnë nga ky fond i BE-së vijon si më poshtë:

Exit mobile version