Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 10 milionë për kërkime shkencore për epideminë e fundit të coronavirusit.
“Ne po punojmë për të zbutur pasojat e mundshme të një shpërthimi të gjerë të coronavirusit në Bashkimin Evropian”, deklaroi komisionerja evropiane për Kërkimet, Maria Gabriel.
Komisioni ka filluar një procedurë tenderimi urgjente për hyrjen e fondeve nga programi i tij i kërkimit dhe inovacionit.
Paratë pritet të mbështesin dy deri në katër projekte kërkimore, të cilat do të fillojnë punën sa më shpejt të jetë e mundur. /kp/Telegrafi/