Telegrafi

BDI sot diskuton në Tetovë për gjendjen aktuale në vend

Mesazhet nga mbledhja me përfaqësuesen e lartë për siguri dhe politikë të jashtme, Federica Mogherini, takimin me liderin e LSDM-së, Zoran Zaevin, por edhe hapat e mëtutjeshëm të BDI-së janë temat e mbledhjes qendrore sot në Reçicë të Vogël në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbledhja qendrore sipas njoftimeve nga BDI duheshte të vazhdojë kur Zaevi do të merrte mandatin për të rënë vendimi nëse BDI do të jetë në opozitë apo pushtet, por pas vendimit të shefit të shtetit për mosdhënien e mandatit por edhe vlerësimet se bëhen tenativa për të rënuar unitaritetin e shtetit me platformën shqiptare, Ahmeti sot do të shtrojë tema të reja.

Nga BDI nuk duan të zbulojnë se cilët do të jenë alternativat çka kryetari Ahmeti do të shtrojë në tryezë para bashkëpartiakëve dhe nëse do të diskutohet për votimin e Qeverisë në Kuvend pa mandat. /Telegrafi/