Bashkimi Demokratik për Integrim shprehu mbështetjen e plotë për Direktivën kundër Korrupsionit të propozuar nga Komisioni Europian.
BDI-ja theksoi se kjo nismë është në përputhje me përkushtimin e saj për integritet dhe transparencë, veçanërisht në kuadër të reformave të brendshme të vazhdueshme, të cilat përfshijnë procesin e vetingut për përfaqësuesit e partive.
Sipas BDI-së, direktiva e re do të mundësojë një luftë më efektive kundër korrupsionit përmes krijimit të organeve të specializuara, mekanizmave të forcuar të transparencës dhe sanksionimit të shkeljeve që kanë të bëjnë me korrupsion.
Kujtojmë se BDI është në fazën e reformimit të partisë, me ç’rast u nënshkruan dhe dokumente për veting për gjithë politikanët dhe anëtarët e strukturave partiake.