Pas konvenës në Shkup, BDI-ja ka vazhduar me fushatën zgjedhore në disa vende. Kandidatët e njësisë zgjedhore 6 e vizituan vizituan Zonën e lirë ekonomike në Tetovë ku realizuan takim me udhëheqësit e kompanisë investuese Normak, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kandidati për deputetë në këtë njësi zgjedhore Talat Xhaferri theksoi se barazia ekonomike, ndarja e barabart e resurseve do jenë dy shtyllat në të cilat do mbështetet paltforma e BDI-së në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahet më 11 dhjetor.
Kandiatët e kësaj partie kanë vazhduar me fushatën zgjedhore edhe në Njësinë zgjedhore 5, ku bartësi i listës Agim Shaqiri tha:
“Lufta e UÇK-së në vitin 2001 ktheu dinjitetin tonë dhe ktheu edhe arsimin shqip në këto vendbanime. Pikërisht Llabunishta dhe banorët e saj, bashkë me strukturat e BDI-së bënë të hapet shkolla në gjuhën shqipe dhe që nga viti 2005 shkolla në Llabunishtë frymon shqip.”/Telegrafi/